Asensio: Të largohem nga Real Madridi s’ka qenë asnjë herë qëllimi im

PUBLIKUAR

Marco Asensio ka thënë se kurrë nuk e ka menduar largimin nga Real Madridi, pas paraqitjes tejet mbresëlënëse në fitoren e jashtëzakonshme të Spanjës ndaj Kroacisë.

Ishte shfaqja e Asensios mbrëmë në Elche, në një ndeshje ai e shënoi një super gol dhe i përgatiti katër të tjera teksa Spanja e shkatërroi finalistin e Kupës së Botës, Kroacinë, duke ia shkaktuar humbjen më të thellë në histori të saj, 6-0, në Ligën e Kombeve, transmeton Express.

Për Asension flitej se do të largohej nga kampioni i Ligës së Kampionëve këtë verë, dhe se destinacioni i tij i mundshëm ishte Liverpooli.

Megjithatë, spanjolli – i cili i ka edhe pesë vite kontratë me Realin – tha para gazetarëve mbrëmë: “Kurrë nuk kam pasur asnjë qëllim për t’u larguar”.

“Ky është sezoni im i tretë, dhe tani mendoj se kam vazhdimësi dhe më shumë ngritje”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...