Lajm i keq për Gianluigi Buffonin

PUBLIKUAR

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka thënë se është pothuajse e vendosur që Alphonse Areola të jetë numri një i portës së klubit parisien, duke e lënë Gianluigi Buffonin zgjedhjen e dytë të tij.

Legjenda italiane e braktisi kampionin italian Juventus për t’iu bashkuar PSG-së si lojtar i lirë në fund të sezonit që lamë pas. 40-vjeçari ka qenë titullar në tri ndeshje të kampionit francez deri tani, transmeton Express.

Megjithatë, duket se ai ma ngecur prapa Areolas, i cili është në vitin e fundit të kontratës me klubin, por e ka shprehur dëshirën për mbetur në klub dhe të luftojë për ta zënë vendin e titullarit në portë.

Trajneri Tuchel ka thënë se Areola është para Buffonit në garë për këtë pozitë.

“Po, unë e bëj zgjedhjen. Vendimi ende nuk është përfundimtar, ama i kam thënë Alphonses se ai është në pol pozicion për të qenë numri 1”, tha Tuchel për RMC Sports.

“Ai vjen nga akademia. PSG është gjithçka për të. Ai dëshiron ta dëshmojë vetën në klub”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...