​Zidane konfirmon se do të kthehet në futboll shumë shpejt

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lënë te kuptohet se ai është i gatshëm t’i kthehet punës si trajner në të ardhmen e afërt.

Ish-mesfushori francez ka qenë i papunësuar këtë verë pasi që kishte dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit të kaluar, në të cilin arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Por, tani ai planifikon t’i kthehet punës në pozitën e trajnerit së shpejti, edhe pse nuk ka treguar se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

“Po, sigurisht, do të kthehem së shpejti sepse është diçka që më pëlqen dhe diçka që e kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, ka thënë Zidane për televizionin spanjoll TVE.

Gjatë kësaj vere, është raportuar se Zidane është kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar Jose Mourinhon në Manchester United. Madje, mediat spanjolle kishin raportuar muajin e kaluar se ai i kishte thënë shokëve të tij se e pret një ofertë zyrtare nga “Djajtë e kuq”, nëse ata vendosin ta largojnë Jose Mourinhon.

Mourinho është nën presion në Manchester United dhe pozita e tij si trajner në këtë klub është vënë në dyshim disa herë gjatë turneut parasezonal, si dhe pas humbjeve në Premierligë. Pas tri ndeshjeve në ligën angleze, “Djajtë e kuq” e kishin filluar sezonin me rekordin më të keq në 26 vitet e fundit. Për më tepër, gjatë afatit kalimtar, ai kishte nxitur disa zënka me drejtuesin ekzekutiv të klubit, Ed Woodward.

Në një artikull të The Mirror, raportohej se Zidane tanimë ishte duke u përgatitur për karrierën e tij në Old Trafford, pasi që e kishte bërë një listë me lojtarët që dëshiron t’i ketë në Manchester United. Toni Kroos, Thiago Alcantara, James Rodriguez dhe Edinson Cavani thuhet se janë disa nga lojtarët e kërkuar nga Zidane, nëse ai zyrtarizohet si pasues i Mourinhos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...