Ylli i Tottenhamit largohet nga skuadra e Anglisë

PUBLIKUAR

Mesfushori anglez i Tottenhamit, Dele Alli, ka pësuar një lëndim të lehtë të muskujve gjatë ndeshjes kundër Spanjës, dhe për këtë arsye është larguar nga skuadra e zgjedhur për ndeshjen ndaj Kombëtares së Zvicrës.

Alli kishte luajtur 90 minuta në ndeshjen hapëse për Kombëtaren e Anglisë për Ligën e Kombeve. Ata u përballen me Spanjën në Wembley të shtunën, ndeshje kjo të cilën e humbën me rezultat 2-1, pasi kishin qenë fillimisht në epërsi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një lëndim i lehtë gjatë asaj ndeshjeje ka bërë që ai të detyrohet të largohet nga skuadra e ‘Tre Luanëve’, dhe trajneri Gareth Southgate ka vendosur të mos e ftojë një lojtar tjetër për ta zëvendësuar Allin për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të martën.

Alli ka luajtur në të katër ndeshjet e Tottenhamit deri më tani këtë sezon, duke shënuar në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër Newcastleit, si dhe luajti një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e Kombëtares së Anglisë në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Anglia arriti të shkojë deri në gjysmëfinale të këtij turneu.

Ai nuk u zgjodh si pjesë e skuadrës së parë për ndeshjet kundër Panamasë dhe Belgjikës në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Megjithatë, ai e shënoi një gol shumë të rëndësishëm kundër Suedisë në çerekfinalet e këtij turneu, duke ia siguruar kështu skuadrës së tij një vend në gjysmëfinale.

Tottenhami shpreson se Alli do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër Liverpoolit të shtunën, ndeshje kjo në të cilën skuadra e Mauricio Pochettinos do të kërkojë t’i kthehet rrugës së fitoreve, pas humbjes kundër Watfordit në ndeshjen e fundit.

Edhe mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester Unitedit, Luke Shaw, pësoi një lëndim në kokë gjatë ndeshjes kundër Spanjës. Për këtë arsye, as ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës së “Tre Luanëve” për ndeshjen kundër Italisë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...