Perezi dëshiron që Rafael Nadali të bëhet president i Real Madridit

PUBLIKUAR

Tenisti Rafael Nadal, është një adhurues i madh i Real Madridit dhe ai është bërë anëtar nderi i klubit përmes Florentino Perezit në mars të vitit 2011.

Perezi e admiron Nadalin shumë, dhe e ka përshkruar atë si ambasadorin më të mirë të klubit, transmeton Gazeta Express.

“Nadali do të ishte një president i shkëlqyer për Real Madridin”, ka thënë Florentino Perez, i cili është në krye të klubit tash e 15 vite.

Rafael Nadali mund të zgjidhet president i Realit pas vitit 2031, atëherë do të jetë 45-vjeç.

“Ne jemi duke shkuar mirë një herë për njëherë, dhe nuk mendoj se Reali ka nevojë për mua, mirëpo kurrë nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja”, ka thënë njëri ndër tenistët më të mirë në botë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...