Reali futet në garë për mesfushorin e Napolit

PUBLIKUAR

 

Real Madridi iu është bashkangjitur Liverpoolit dhe Manchester Cityt në garën për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinskin, shkruan Calciomercato.

Polaki sapo ka nënshkruar kontratë të re me klubin italian, që do të thotë se klauzola e tij është rritur në 120 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

24-vjeçari që prej transferimit të tij nga Empoli në Napoli, në vitin 2016, ka arritur t’i bëjë 96 paraqitje në të gjitha garat duke i shënuar 15 gola.

Zielinski është bërë një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Carlo Ancelottit, i cili deri më tani ka arritur t’i shënoj dy gola në tri ndeshjet e para të Serie A-së, të dyja ishin kundër Milanit, në fitoren përmbysëse nga 2-0 në favor të Milanit, në 3-2 në fund për Napolin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...