Griezmanni e zbulon se ku dëshiron ta përfundojë karrierën

PUBLIKUAR

Në një intervistë për L’Equipe, Antoine Griezmmani e ka konfirmuar dëshirën e tij për ta përfunduar karrierën në ligën amerikane, MLS.

Griezman sapo ka nënshkruar kontratën e re me Atletico Madridin, mirëpo 27-vjeçari e sheh të ardhmen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.

“Dua ta përfundoj në MLS, pastaj do të shohim se a do të luaj për Los Angelesin ose Miamin”, ka thënë francezi.

“Janë dy qytete të mira, Më pëlqen mentaliteti i tyre dhe kultura e showbizit”.

Gjatë kësaj vere pritje se Griezmanni do të transferohej në Barcelonë, mirëpo fituesi i Kupës së Botës me Francën vendosi që të mbetet me Atletin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...