Troshupa përforcon “Trepçën ‘89″

PUBLIKUAR

Pas përfundimt të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, për stinorin e ardhshëm, ekipet që tani kanë filluar të mendojnë të përforcohen më lojtarë të rinj.

Këtë hap e ka bërë edhe skuadra e KF Trepçës 89’, e cila në rradhët e tyre ka siguruar shërbimet e futbollistit Leutrim Troshupa, që me parë ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Ky lajm është bërë zyrtarë nga ana e klubit të Mitrovicës.

I kënaqur me kalimin tek skuadra e re është ndarë edhe futbollisti Troshupa. Ai shprehet se do të mundohet të tregojë një fomë të mirë për ekpin e ri.

“Kam pasur oferta edhe nga klubet tjera të Superligës, por udhëheqësit e KF Trepçës ‘89 më kanë ofruar kushte të mira, andaj nuk i refuzova. Skuadra është ekip me traditë, andaj ndihem krenar që jam bërë pjesë e tyre. Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja dhe në këtë mënyrë klubi të ketë një paraqitje më të mirë në kampionatin e ardhshëm”, përfundon futbollisti Troshupa.

Ish-qendërmbrojtësi i  KF Flamurtarit dhe i KF Hajvalisë, ishte njëri ndër meritorët që skuadra e Flamurtarit arriti në barazh, po që pësoi disfatë nga KF Drita.

Ndryshe futbollisti në fjalë gjatë këtij edicioni nuk ka munguar në asnjë ndeshje për Flamurtarin, që dëshmon për formën e lartë të tij si qendërmbrojtës. /a.b/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...