Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka shprehur dëshpërimin e tij ndaj Mesut Ozilit në nivelin njerëzor pas pensionimi të mesfushorit nga Kombëtarja gjermane.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Ozili vendosi që të pensionohet nga Kombëtarja, duke thënë se arsyeja e largimit ka qenë racizmi, transmeton Gazeta Express.
“Unë kam pritur nga ai që të më telefonojë, dhe do të më tregonte personalisht”, ka thënë Low.
“Për këtë jam i dëshpëruar. Jam i dëshpëruar me të në nivelin njerëzor. Ne kemi qenë së bashku për shumë vite”.
Lowi nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Ozili të rikthehet përsëri në Kombëtare.
“Do e marrë iniciativën përsëri”. /Gazeta Express/


