Anësori i Atalantas, Emiliano Rigoni e ka zbuluar se e ka refuzuar Juventusin gjatë kësaj vere.
25-vjeçari erdhi në Itali gjatë kësaj vere nga Zeniti, dhe deri më tani i ka shënuar dy gola në dy ndeshje të Serie A-së, transmeton Gazeta Express.
Ai ka dhënë një intervistë për Gazzeta dello Sport, dhe është pyetur se çfarë e ka shtyrë që ta refuzojë Juventusin.
“Ishte Atalanta që më kërkoi më shumë se gjithë të tjerat”, Rigoni tha.
“Serie A është top ligë. Nuk mundja që të zgjidhja ndryshe pas eksperiencës në Rusi”.
“Oferta të tjera? Po, ishte ajo e Juventusit, ata më dëshironin mua, mirëpo unë isha në bisedime me Atalantan, të cilët kishin një interesim të madh”.
Rigoni erdhi në Atalanta në formë të huazimit dhe ka thënë se nuk dëshiron që të kthehet në Rusi.
“Dua që Atalanta të më blej mua ose ndonjë skuadër tjetër evropiane”. /Gazeta Express/


