Real Madridi është duke e monitoruar sulmuesin e Manchester Cityt Brahim Diazin.
19-vjeçari spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin anglez, transmeton Gazeta Express.
Ai ka vendosur që të qëndrojë në Manchester dhe të luftojë për të luajtur disa minuta gjatë këtij stinori sesa të shkojë diku si i huazuar.
Klubi anglez dëshiron që ta mbajë Diazin, pasi që nuk dëshirojnë ta humbasin edhe një talent sikurse Jadon Sanchon, i cili po shkëlqen te Borussia Dortmund. /Gazeta Express/


