Mesfushori i Chelseat, Jorginho, është duke e shijuar fillimin e tij në Premierligë, por ai shpreson që do të rikthehet ndonjëherë në Serie A.
26-vjeçari u transferua në “Stamford Bridge” gjatë kësaj vere pas qëndrimit në Napoli për kate stinore e gjysmë, transmeton Gazeta Express.
“Ekziston një dallim i madh, në ritmin, fizikun. Të gjithë e dinë këtë, pa dyshim, por unë jam duke e shijuar këtë shumë”, ka thënë ai.
“Premierliga është shumë e mirë, është e mrekullueshme”.
Pavarësisht kënaqësisë që Jorginho është duke e përjetuar në Premierligë, ai ka thënë se dëshiron që të rikthehet në Serie A ndonjëherë.
“Serie A do të jetë njëra nga ligat më të mira në botë. Shpresoj që do të rikthehem një ditë”. /Gazeta Express/


