Superylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, e ka bërë një parashikim për Premierligë që mund t’i ketë zemëruar veçanërisht tifozët e Liverpoolit, por edhe ata të Arsenalit.
Neymar nuk mendon se Liverpool apo Arsenal do ta mbarojnë sezonin aktual në njërën prej katër pozitave të para në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
Liverpool e nis zezonin e ri në Ligën e Kampionëve në “Anfield”, pikërisht kundër skuadrës së Neymarit, PSG-së, më 18 shtator.
Dhe siç duket, njeriu kryesor i parisienëve e ka nisur luftën e fjalëve mes dy gjigantëve evropianë.
Neymar u pyet nga Daily Express se cila do të jetë top katërshja në Premierligë në fund të këtij sezoni.
“Kush do ta fitojë atë? Oh, e vështirë ta gjesh”, tha ai.
Më pas Neymar u përgjigj në pyetjen e mëparshme: “Është shumë e vështirë, shumë e vështirë, por Manchester City do ta fitojë. Vendi i dytë do t’i takojë Unitedit, i treti Chelseat, ndërsa i katërti Tottenhamit”.
Kështu, braziliani e la jashtë top katërshit finalistin e sezonit të kaluarën të Ligës së Kampionëve. /Express/


