Zanetti: Lojtarët më të mirë, luajnë

PUBLIKUAR

Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti i është përgjigjur kritikave të trajnerit të Italisë, Roberto Mancini “në lidhje me Kombëtaren” ku ka thënë “talenti duhet të shpërblehet”

Trajneri i Azzurri i ka sugjeruar klubeve të Serie A që ti jepet më shumë hapësirë lojtarëve italian, por një nga ish yjet e tij thotë se kjo gjë nuk është edhe kaq e thjesht.

“Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror, është e nevojshme që të punohet më shumë me italianët e rinj”, është pajtuar Zanetti gjatë një interviste për ANSA.

“Mancini është një person i duhur për këtë. Në ligë, megjithatë, pavarësisht kombësisë, mendoj që talenti duhet të shpërblehet”.

“Në thelb luan lojtari më i mirë”.

“Skuadra e Kombëtares se Italisë ka nevojë që të ripërtërihet me lojtarët e saj më të mirë të ri. Ne të gjithë jemi të lumtur kur ka lojtarë të mirë italian në fushë. Kjo reflekton në sistemin e lojtarëve të rinj në klube”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...