“Barcelona duhet ta pensionoi numrin 10 pas Messit”

PUBLIKUAR

Ikona e Camp Nou shpreson që ta sheh ende duke luajtur për disa vite legjendën moderne, me yllin argjentinasin që ai e cilëson më të “mirin në histori”

Ronaldinho beson që Barcelona do ta pensionoi numrin e tyre 10 pasi që Lionel Messi do të vendos që ti var këpucët në gozhdë, e që nuk sheh lojtarë që mund ta përfaqësojë më mirë se ai.

Ai e ka konsiderohet atë si “më të mirin në histori”.

“Ai është më i miri në histori, pa dyshim. Askush nuk e ka arritur ta bën atë që ka bërë Messi. Shpresojë që të luaj edhe 20 vite futboll. Ata të cilët e duan futbollin do të dëshironin që ta shihnin atë në fushë sa më gjatë që është e mundur”, ka thënë legjenda e Barçës, Ronaldinho për Sport, po ashtu një ikonë moderne e futbollit.

“Mendoj që kur ai do të largohet, askush nuk do të jetë në gjendje që ta plotësoi numrin 10 si Leo”.

Sipas tij, i vetmi njeri që i është ofruar Messis në 10 vitet e fundit është rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka qenë në gjendje që ti konkurroi argjentinasit në periudha të gjata, por Ronaldinho ende beson që kapiteni i Barcës i kalon kufijtë, kur është fjala se kush është më i miri.

“Për mua nuk është një çështje se cili është më i kompletuar, është çështje shije. Unë preferoj stilin e Messi. Tjetra është si një lojtar i kompletuar, ai i ka të gjitha. Ashtu edhe Messi, por është çështje shije dhe preferoj stilin e Messi”. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...