Man United e bëri gati aeroplanin privat për yllin e Atleticos, kështu i dështoi transferimi i tij

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ishte detyruar ta anulonte fluturimin e një aeroplani privat që duhej ta dërgonte yllin e Atletico Madridit, Deigo Godinin”, në Mançester, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, sipas Mirror.

Jose Mourinho ka qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi tërë verën, dhe kishte vendosur ta sillte në “Old Trafford” qendërmbrojtësin uruguaian, saqë drejtuesit e kishin aranzhuar një aeroplan privat për bartjen e tij nga Spanja në Angli, transmeton Gazeta Express.

Unitedi e kishte aktivizuar klauzolën e Godinit në vlerë 20 milionë euro, dhe pas kësaj e kishin aranzhuar transportimin e tij në Angli.

Por, në momentet e fundit, Atletico ishte kundërpërgjigjur duke i ofruar Godinit kontratë të re, për të cilën ai ishte pajtuar duke e dëshpëruar Unitedin. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...