Jordi Alba thotë se nuk e di përse Enrique s’e ka ftuar në Kombëtaren e Spanjës

PUBLIKUAR

Tronditja më e madhe që doli nga skuadra e parë e Luis Enriques si trajner i Spanjës ishte mungesa e Jordi Albas, i cili ka thënë se nuk i di arsyet përsëri nuk është thirrur.

Mbrojtësi i majtë shënoi gol në fitoren e Barcelonës 8-2 ndaj Huescas të dielën në mbrëmje, dhe tani do t’i ketë dy javë pushim deri në ndeshjen e ardhshme. Ai ka folur rreth temës më të nxehtë nga kjo javë në Spanjë, transmeton Gazeta Express.

Ai ka theksuar se do të dëshironte të luante për ekipin kombëtar, por insiston se e respekton vendimin e trajnerit për mos ta pasur në ekip.

“Do të doja të isha në ekipin kombëtar, por është vendimi i trajnerit dhe më duhet ta respektoj”, tha Alba.

“Nuk e di pse nuk jam ftuar. Por, nëse luaj mirë mund të kem mundësi të rikthehem në ekip”, shtoi ai./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...