​Mourinho, i lumtur me vendimin e Sanchezit për të mos luajtur me Kombëtaren e Kilit

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se Alexis Sanchez do të rikthehet në formën e tij më të mirë, por ka insistuar se ai nuk ka ndikuar në vendimin e kilianit për të mos marrë pjesët në ndeshjet e radhës për Kombëtaren e tij, por është i lumtur me këtë vendim.

Trajneri i Kombëtares së Kilit, Reinaldo Rueda, kishte thënë gjatë kësaj jave se sulmuesi i Manchester Unitedit nuk do të marrë pjesë në ndeshjet kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut, për shkak se kështu ishte këshilluar nga stafi mjekësor në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Sanchez pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve me “Djajtë e kuq”. Ky lëndim ia pamundësoi atij përfshirjen në ndeshjen e para dy javëve kundër Brightonit, ndeshje kjo e cila përfundoi me disfatë për Manchester Unitedin, me rezultat 3-2.

Ai arriti të futet në ndeshjen kundër Tottenhamit vetëm në pjesën e dytë, ndeshje e cila gjithashtu rezultoi e pasuksesshme për “Djajtë e kuq”, të cilët humbën me rezultat 3-0.

Vendimi për të mos luajtur për Kombëtaren e Kilit e gëzoi Mourinhon, por ai e mohoi se i kishte bërë atij presion për të mos shkuar.

“Unë nuk ia kam kërkuar një gjë të tillë, nuk i kërkoj kurrë lojtarëve të mos shkojnë. Unë kurrë nuk kërkon nga stafi i kombëtarëve të mos i marrin lojtarët e mi. Kjo është një gjë personale mes tij dhe trajnerit të Kombëtares”, ka thënë Mourinho.

“Në të njëjtën kohë, ai sapo është kthyer nga një lëndim, ai mendon se ka nevojë për pak pushim. Ai është në gjendje të luaj kundër Burnleyt, por ai mendon se ka nevojë për ato dy javë që të kthehet përsëri në formë të mirë”.

“Dhe pasi që ato dy ndeshje janë ndeshje miqësore në Azi, ata vendosen në të mirën e tij, rrjedhimisht edhe në të mirën tonë, që ai të mos shkojë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...