Ibra nuk e mohon largimin nga PSG-ja

PUBLIKUAR

Supersulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini.

Është klubi italian, Milani, që po përpiqet që ta rikthejë me çdo kusht suedezin për të forcuar repartin e sulmit për edicionin e ardhshëm, mirëpo lojtari ka edhe një vit kontratë me klubin e tij francez.

“Kam edhe një vit në kontratën time. Unë i përkas PSG-së. Nuk kam ndonjë plan, por gjërat mund të ndryshojnë nga dita në ditë”, ka thënë fillimisht suedezi.

“Nuk mund të them shumë, por unë i përkas PSG-së dhe do të mbetet kështu. Mirëpo, sa më i moshuar që bëhem, më ndryshe mendoj për të zgjedhur ndonjë klub. Tani nuk brengosem vetëm për aspektin e futbollit, por edhe për aspektin e cilësisë së jetës me familjen time”.

“Shumë njerëz mendojnë se kriteri i parë është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Por, kjo nuk është e vërtetë. Unë dua të jem te një klub i cili më pëlqen, ku kaloj kohë të mirë dhe kënaqem duke luajtur futboll”.

“Nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve, më besoni, karriera ime ka qenë magjike gjithsesi. Shikoni historinë time, ajo flet vetë”, ka shtuar Ibrahimovic. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...