Chelsea ka shënuar fitore të pastër në letër por shumë të vështirë në fushë kundër një Bournemouthi kokëfortë në Premierligë të shtunën.
Skuadra e Mauricio Sarrit vuajti shumë për të arritur te fitorja 2-0 ndaj Bournemouthit në “Stamford Bridge” në kuadër të javës së katërt të ligës elitare angleze, raporton Express.
Vendasit e dominuan skuadrën e Bournemouth në vazhdimësi, por vuajtën gjatë për ta gjetur rrjetën e portës.
Spanjolli Pedro, që ishte futur në lojë në minutën e 65-të, ua dhuroi epërsinë të kaltërve vetëm shtatë minuta më pas, duke shënuar nga vija e gjashtëmbëdhjetë-metershit.
Për ta vulosur fitoren e Chelseat u përkujdes Eden Hazard, që realizoi pesë minuta para fundit.
Kështu Chelsea ruan bilancin e saktë prej katër fitoreve në katër ndeshjet e para, duke grumbulluar 12 pikë aq sa edhe Liverpooli në krye. /Gazeta Express/


