​Emery kërkon më shumë punë nga Ozili

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është duke kërkuar nga e gjithë skuadra e tij të përmirësohet para ndeshjes së ardhshme, të dielën kundër Cardiffit, e veçanërisht nga Mesut Ozili. Ai e ka paralajmëruar Ozilin se do t’i duhet të luajë kudo që është e nevojshme.

Emery është detyruar t’i mohojë spekulimet se mes tij dhe Ozilit kishte pasur një zënkë, pasi që mesfushori gjerman me prejardhje nga Turqia kishte munguar në ndeshjen e kaluar të Arsenalit kundër rivalëve të qytetit të Londrës, West Ham. Në këtë ndeshje Arsenali arriti t’i marrë tri pikët e para të sezonit të ri të Premierligës, duke siguruar fitore me rezultat 3-0, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, strategu spanjoll i kishte mohuar mes tij dhe Ozilit kishte pasur një zënkë, dhe kishte thënë se arsyeja e mungesës së tij kishte qenë gjendja e tij shëndetësore jo e mirë.

“Më pëlqen mundësia ta vë një lojtar të pozita të ndryshme brenda fushës dhe gjithçka varet nga rrjedhojat e ndeshjes për ne dhe kundërshtarët. Për këtë arsye, për mua, Mesuti ka luajtur në krahun e djathtë si dhe në qendër pas sulmuesit, dhe do të vazhdojmë me këtë gjë”, ka thënë Emery.

“Në karrierën e tij, ai ka luajtur në qendër pas sulmuesit dhe në krahun e djathtë. Kur ishte lojtar i Real Madridit, mbaj mend shumë ndeshje që e kam parë në krahun e djathtë. Edhe ai dëshiron që unë ta caktoj atë në këto dy pozita”.

“Çdo lojtar në skuadrën tonë do të luajë në pozitën për të cilën kemi nevojë. Kërkesat tona janë shumë të larta, shumë të mëdha, por unë dua t’i kërkojë çdo lojtari të na japë më shumë nga vetja e tij, si Mesuti ashtu edhe e gjitha skuadra”.

“Ne duhet të bëjmë presion, të kemi ambicie, të kemi dëshirë të përmirësohemi më shumë çdo ditë. Ky është mesazhi im për klubin, skuadrën dhe cdo lojtar timin” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...