Reagon Salah pasi s’iu dha asnjë çmim nga UEFA

PUBLIKUAR

Edhe pse nuk e ka fituar asnjërin nga dy çmimet për të cilët ishte nominuar nga UEFA për vitin 2018, ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ende ndihet i motivuar.

Të enjten, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i fituan çmimet: Sulmuesit i Vitit dhe Lojtari i Vitit, respektivisht, duke e lënë kështu Salahun – njeriun që i shënoi 44 gola sezonin e kaluar – të kthehet duar thatë nga Mocano, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Salah, i cili konsiderohet të jetë shembull për t’u ndjekur nga ‘100 milionë egjiptianë’, është zotuar se do të vazhdojë të bëhet version më i mirë i vetes.

“Kur bën diçka për herë të parë, që askush nuk e ka bërë si egjiptian më herët, diçka madhështore, është diçka për të cilën duhet të jem krenar”, tha Salah.

“Janë 100 milionë egjiptianë që më marrin shembull mua. Kjo është diçka për të cilën duhet të krenohem”, shtoi ai.

“Nganjëherë e ndien presionin për shkak të kësaj, por në të njëjtën kohë të bën të punosh më fuqishëm dhe më mirë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...