Mario Mandzukici e ka refuzuar kalimin te Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere, shkruan Sport Bild.
Sulmuesi kroat po ashtu e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Manchester Unitedit, pas interesimit të madh të Jose Mourinhos, transmeton Gazeta Express.
Massimiliano Allegri në fund vendosi që ta mbajë lojtarin në skuadër, duke i thënë Mandzukicit se ai është pjesë e rëndësishme e klubit edhe pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Juventus.
Mario Mandzukici tregoi aftësitë e tij me Kombëtaren kroate gjatë Kupës së Botës e cila u mbajt në Rusi gjatë verës.
Ai bashkë me Kombëtaren e tij arritën deri në finale, për t’u mposhtur pastaj nga Franca. Ai arriti t’i shënojë tre gola gjatë turneut. /Gazeta Express


