​Mane tregon pse e refuzoi Manchester Unitedin

PUBLIKUAR

Në një intervistë për media, ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka bërë të ditur se Manchester Unitedi e kishte kërkuar atë para se të transferohej në Liverpool, por ai i kishte refuzuar sepse mendonte se ishte klubi i gabuar për të.

Mane, 26-vjeçar, u transferua në Liverpoolin në korrik të vitit 2016. Ai u largua nga ish-klubi i tij, Southampton, për 41.2 milionë euro. Në Southampton kishte qëndruar për dy vite, ku për shkak të performancave të tij kishte arritur ta tërheqë vëmendjen e drejtuesve të Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Interesimi i Manchester Unitedit erdhi gjatë kohës kur trajner i klubit ishte Louis Van Gaal dhe ata bënë edhe një ofertë për senegalezin, ofertë kjo që u refuzua nga Mane.

“Klubi i gabuar më kishte kërkuar, Manchester Unitedi! Unë bisedova me Van Gaalin dhe ata edhe bënë një ofertë për mua. Por, për mua, ata nuk ishin klubi i duhur”, ka thënë Mane.

Mane i ka bërë 31 paraqitje me Liverpoolin në Premierligë, si dhe nëntë në Ligën e Kampionëve. Ai i kishte shënuar 12 gola dhe i kishte bërë 8 asiste në Premierligë. Ndërsa, në Ligën e Kampionëve kishte qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për rrugëtimin deri në finale të Liverpoolit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...