Sulmuesi i Romës, Patrik Schick, ka thënë se ky vit do të jetë i rëndësishëm për të, pasi stinori i kaluar ishte me ngritje dhe ulje.
Çeku iu bashkuar Romës verën e kaluar nga Sampdoria, mirëpo i ka shënuar vetëm tre gola, transmeton Gazeta Express.
“Pasi e kisha mundësinë që të jem pjesë e ndeshjeve parasezonale nga fillimi ishte shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë Schick.
“Kur nuk je pjesë e ndeshjeve parasezonale nga fillimi atëherë do të kesh vështirësi dhe ekziston mundësia që të kesh probleme fizike”.
“Nuk është se ky do të jetë vit i rëndësishëm për mua: patjetër duhet të jetë. Dhe unë besoj që do të jetë”. /Gazeta Express/


