​Barcelona heq dorë nga Pogba

PUBLIKUAR

Pasi e kishin shprehur interesimin e tyre për mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba, Barcelona kanë hequr dorë nga transferimi i Pogbas, raporton Diario Sport.

Pogba kishte që një nga personat në listën e lojtarëve të kërkuar nga Barcelona, së bashku me Adrien Rabiotin e Paris Saint-Germainit dhe Frenkie de Jongun e Ajaxit. Por, Barcelona nuk arriti ta transferojë asnjërin prej tyre deri më tani, transmeton Gazeta Express.

Afati kalimtar për klubet spanjolle mbyllet të premten në ora 11:00, ndërsa në Angli ishte mbyllur më 9 gusht. Nëse Barcelona ndryshon mendje, do i duhet të presë të paktën deri në afatin kalimtar të janarit, ose afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Megjithatë, drejtuesit e klubit spanjoll nuk e kanë përjashtuar mundësinë e transferimit të një lojtari tjetër, i cili nuk ka qenë deri më tani në listën e lojtarëve të kërkuar. Edhe pse kjo gjë nuk ka shumë gjasa të ndodhë pasi që afati kalimtar është shumë afër mbylljes dhe klubet e tjera nuk do të kishin kohë ta zëvendësonin lojtarin e tyre.

Gjatë këtij afati kalimtar, Pogba ishte takuar në Los Angeles me drejtorin teknik të Barcelonës, Eric Abidal, dhe kjo i kishte nxitur spekulimet se francezi do të transferohej në klubin spanjoll. Më vonë, Barcelona i kishte bërë ofertë prej 55 milionë eurosh dhe dy lojtarëve të vet Manchester Unitedit, por kjo ofertë u refuzua.

Për më tepër, kishte qenë vet Pogba ai i cili i kishte nxitur spekulimet edhe më shumë, kur pas ndeshjes kundër Leicesterit, kishte thënë se nuk mund të thoshte atë që donte pasi që do të gjobitej nga klubi.

Megjithatë, “Djajtë e kuq” nuk do ta lejonin largimin e francezit në asnjë mënyrë pasi që ai sapo ishte transferuar nga Juventusi para dy viteve, për rreth 100 milionë euro. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...