Sulmuesi i Shqipërisë i kalon testet mjekësore te klubi i drejtuar nga Steven Gerard

PUBLIKUAR

Zyrtarizimi i Eros Grezdës te Glasgow Rangers është çështje orësh.
Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore në klubin e madh skocez dhe së shpejti do të firmosë kontratën me ekipin që drejtohet nga legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard.

Mediat skoceze kanë zbuluar se Glasgow nuk ka hezituar për të paguar klauzolën e largimit të sulmuesit nga Osijeku, që kap shifrën 1.8 milionë paundë.

Gjithashtu dy klubet po negociojnë që skuadra kroate të mbajë 20% të kartonit në rast shitjeje të futbollistit në të ardhmen./SS/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...