Yaya Toure i kalon testet mjekësore në Londër

PUBLIKUAR

Yaya Toure i ka kaluar testet mjekësore në Londër dhe është shumë pranë nënshkrimit të kontratës, sipas agjentit të tij, Dimitry Seluk.

Toure, 35-vjeçar, ka qenë lojtar i lirë që prej largimit nga Manchester City në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Bregut të Fildishtë lidhej me një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e Man Cityt, Manuel Pellegrinin, megjithatë bosi i “Hammers” i hodhi poshtë këto spekulime dy javë më parë.

Gjithsesi, Toure duket se është shumë afër nënshkrimit të kontratës me një klub të ri, me agjentin e tij Seluk që mbrëmë shkroi në Twitter se janë buzë arritjes së marrëveshjes.

“Toure i ka kaluar testet mjekësore në Londër. Yaya është pranë nënshkrimit të kontratës së re”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...