Ranieri: Interi gaboi me Modricin, Gattusos t’i jepet kohë

PUBLIKUAR

Claudio Ranieri pohon se Interi bëri gabim që tentoi me të gjitha forcat ta transferojë Luka Modricin nga Real Madridi, si dhe i ka bërë thirrje Milanit t’i japë kohë Gennaro Gattusos.

Interi mbetet pa fitore në Serie A pas dy ndeshjeve dhe dështoi ta blinte Modricin gjatë afatit kalimtar veror, derisa humbja e Milanit 3-2 ndaj Napolit në fundjavë e ka vënë në rrezik pozitën e Gattusos, transmeton Express.

“Më duket se Interi i ka problemet e njëjta si vitin e kaluar”, tha Ranieri për Gazzetta dello Sport.

“I takon Spallettit të gjejë një zgjidhje. Pjesa e parë ndaj Torinos ishte shumë e mirë, por pastaj cdo gjë ndryshoi”, shtoi ai.

I pyetur rreth dështimit për të nënshkruar me Modricin, ai ka thënë: “Nuk i di detajet e marrëveshjes, por kam përshtypjen se duke u fokusuar kaq shumë në një kampion si ai, i parandaloi para nga gjetja e alternativa tjera”.

Sa i përket Milanit dhe trajnerit të tij, Ranieri beson se ata duhet të qëndrojnë së bashku.

“Më pëlqen shumë Milani dhe më pëlqen Gattuso për kurajën dhe organizimin taktik. Ai thjesht i duhet kohë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...