Ylli i PSG-së transferohet në La Liga për 40 milionë euro

PUBLIKUAR

Valencia i ka siguruar shërbimet e yllit të Paris Saint-Germainit, Goncalo Guedes, për 40 milionë euro.

Goncalo Guedes do të rikthehet në Valencia pasi klubi spanjoll më në fund arriti marrëveshje me Paris Saint-Germainin për transferimin e tij për 40 milionë euro, transmeton Express.

Guedes luajti te Valencia sezonin e kaluar por si lojtar i huazuar, ku shkëlqeu, veçanërisht në pjesën e parë të sezonit duke i ndihmuar klubit të qëndrojë lart në renditjen tabelore.

Edhe pse as Valencia e as PSG-ja nuk kanë komentuar rreth shumës së transferimit të tij, raportohet se Guedes kalon te spanjollët për një shumë rreth 40 milionë euro. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...