Manchester Unitedi humbi 3-0 ndaj Tottenhamit të hënën në “Old Trafford”, por Jose Mourinho këmbëngul se skuadra e tij është e bashkuar.
Mourinho u duartrokiti tifozëve të paket që kishin mbetur në stadium duke e vlerësuar, siç thotë ai, unitetin që skuadra e tij e tregoi përkundër se iu dorëzua Tottenhamit në humbjen 3-0, transmeton Gazeta Express.
Unitedi bëri një paraqitje tejet më të mirë mbrëmë në “Old Trafford” sesa në humbjen 3-2 ndaj Brighton një javë më parë, por kësaj radhe u ndesh me një skuadër që ishte e gatshme të ndëshkojë edhe dobësinë më të vogël të treguar.
Spurs për një kohë të shkurtër arritën një epërsi prej dy golave në pjesën e dytë, përmes Harry Kane dhe Lucas Moura, me brazilianin që më vonë shënoi edhe një herë për t’ia shkaktuar portugezit humbjen më të thellë në shtëpi në karrierën e tij.
Pas ndeshjes, Mourinho e mbrojtësi unitetin në skuadrën e tij.
“Mendoj se kushdo që e ka parë këtë ndeshje, dhe mijëra tifozë tjerë që e shikuan atë, do ta dinë një gjë sigurt, se ky ekip është i bashkuar”, tha ai.
“Sikur ekipi mos të ishte i bashkuar, nuk do të luante siç bëri, duke dhënë gjithçka nga vetja”, shtoi ai. /Gazeta Express/


