Manchester Unitedi ka refuzuar oferta nga Milani dhe Atletico Madridi për Anthony Martialin, sipas RMC Sport.
Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, por klubi nuk e ka ndërmend ta shesë me gjithë pajtimin e Jose Mourinhos që ai të largohet, transmeton Express.
Mourinho deshi ta shesë Martialin për të mbledhur të holla për blerjen e një qendërmbrojtës të ri, por shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, si dhe shumë persona tjerë në klub e kanë vlerësuar potencialin e Martialit dhe duan që ai ta vazhdojë kontratën me Unitedin.
Wooward dhe co nuk duan ta lejojnë Mourinhon ta përsërisë atë që ai e kishte bërë me Mohamed Salahun dhe Kevin De Bruyne në Chelsea, të cilët ishin shitur nga ai si të rinj, por u rikthyen në Premierligë të klubet rivale ku po shkëlqejnë. /Gazeta Express/


