​PSG-ja e kërcënon Barcelonën

PUBLIKUAR

Klubi francez, Paris Saint-Germain, është I gatshëm ta padisë Barcelonën në FIFA për mesfushorin e skuadrës së tyre, Adrien Rabiot.

Kampionët spanjollë janë të interesuar për transferimin e mesfushorit francez në mënyrë që ta përforcojnë skuadrën e tyre në atë pjesë të fushës, por PSG-së nuk i ka pëlqyer fakti që Barcelona e ka kontaktuar Rabiotin pa i kontaktuar fillimisht atë, përcjell Gazeta Express.

Ndërsa, raportohet se klubi katalonas është i habitur nga ky kërcënim, pasi që ata thonë se fillimisht e kanë kontaktuar PSG-në për t’i treguar se janë të interesuar për Rabiotin. Sipas tyre, PSG-në e kanë kontaktuar drejtori sportiv, Pep Segura, dhe sekretari teknik, Eric Abidal.

Rabiotit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me PSG-në. Për këtë arsye, Barcelona nuk dëshiron të paguajë më shumë se 50 milionë euro për të, pasi që ai do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...