Barcelona ta vazhdojë kontratën e këtij lojtari

PUBLIKUAR

Munir El Haddadi pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.

Sulmuesi 22-vjeçar është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barçën dhe klubi ka shprehur dëshirë për ta mbajtur lojtarin në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Pas paraqitjeve të tij të mira me Deportivo Alavesin gjatë vitit të kaluar sa ishte i huazuar, lojtari iu ka bërë përshtypje drejtuesve të Barcelonës, të cilët i kanë ofruar kontratë të re.

Ai i ka 46 paraqitje me Barcelonën dhe bëri një paraqitje të shkurtër kundër Real Valladolidit të shtunën.

Spanjolli në vitin e kaluar me Alavesin ka qenë lojtar kyç për skuadrën ku është paraqitur 37 herë duke shënuar 14 gola dhe duke bërë 7 asistime. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...