David Luiz i lumtur me largimin e Contes

PUBLIKUAR

David Luiz është lojtari i radhës që e ka konfirmuar se nëse do të qëndronte Antonio Conte në Chelsea, ai do të largohej.

Njësoj është shprehur edhe Williani, i cili ishte afër largimit për në Barcelonë, mirëpo me ardhjen e Maurizio Sarrit gjërat ndryshuan në “Stamford Bridge”, transmeton Gazeta Express.

“Nëse Conte do të qëndronte, sigurisht, të gjithë e dinë që unë do të largohesha për të shkuar në një klub tjetër. Tani jam këtu dhe shumë i lumtur”, ka thënë qendërmbrojtësi brazilian për Sky Sport.

“Ambicia duhet të jetë për ta fituar çdo ndeshje, çdo trofe. Ky është Chelsea dhe nuk duhet të mendojmë ndryshe”.

“Mendoj se çdo trajner vjen me gjëra të reja dhe pa dyshim Sarri tashmë m’i ka mësuar disa gjëra të cilat nuk i kam ditur më parë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...