Karaqi: Duhet të mposht kundërshtarin dhe publikun

PUBLIKUAR

Alvin Karaqi ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale ku do të përballet me garuesin e Axerbaixhanit, Ayhan Mamayev.

Mamayev e ka përkrahjen e publikut vendas pasi që Lojërat Olimpike Evropiane po zhvillohen në Baku të Azerbaixhanit.

E për këtë është i vetdishëm Karaqi, i cili thotë se do ta ketë mjaft të vështirë por se do të japë maksimumin për të bërë krenarë vendin e tij.

“Jam i kënaqur me luftërat që i zhvillova sot. Një kohë të gjatë jam përgatitur për këto lojëra, gjë që edhe kam fituar normën për pjesëmarrje në to”, u shpreh Karaqi.

“Më presin edhe dy luftëra të vështira. Në veçanti përballja me garuesin e Azerbajxhanit, Ayhan Mamayev cili do të ketë përkrahjen e publikut mikpritës, Unë do ta jap maksimumin që të siguroj së paku njërën nga medaljet”, shtoi tutje karateisti kosovar. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...