Tani më dihet që nuk ka dashuri mes tifozëve të Napolit dhe Gonzalo Higuainit.
“Azzurët” u ndien të tradhtuar nga argjentinasi kur u transferuar te Juventusi për 90 milionë euro para dy vjetëve, transmeton Gazeta Express.
Higuain ka qenë i pamëshirshëm ndaj ish-klubit të tij, pasi i shënoi 5 gola në 3 ndeshje sa ishte me Juventusin.
Milani ka mbërritur mbrëmë në Napoli para ndeshjes që do të zhvillohet sot nga ora 20:30, ku Higuaini pritet të debutojë me skuadrën e Gattusos pas transferimit nga Juventusi gjatë kësaj vere.
Tifozët e Napolit nuk e kanë kursyer atë duke e shpalosur një banderolë e cila shkruante: “Ti veshë më shpesh fanella të klubeve sesa të brendshme”. /Gazeta Express/


