Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, kërkon që Aaron Ramsey duhet të fokusohet në stërvitjet dhe në ndeshje, dhe jo për kontratën e tij.
Ramseyt i përfundon kontrata në fund të këtij stinori, i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin për ta vazhduar atë, transmeton Gazeta Express.
27-vjeçari erdhi nga Cardiff City në vitin 2008, dhe tani është i kërkuar nga Barcelona dhe Chelsea.
Emery i ka kërkuar lojtari që t’i harrojë bisedimet për vazhdimin e kontratës, duke thënë se kjo i takon klubit dhe agjentit.
“Kam folur me të javën e kaluar. I kam thënë: ‘Dua që të fokusohesh vetëm në stërvitje dhe në ndeshje’, ka thënë spanjolli.
“Kontrata e tij është një gjë e cila i takon agjentit për ta zgjidhur dhe unë kam nevojë vetëm për fokusin e tij në stërvitje dhe në ndeshje”. /Gazeta Express/


