Sarri e konfirmon të ardhmen e Loftus-Cheek

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri e ka konfirmuar qëndrimin e Ruben Loftus-Cheek në Chelsea.

Anglezi ka qenë i lidhur me një largim nga Londra në formë të huazimit, mirëpo trajneri Italian ka vendosur që ta mbajë lojtarin në “Stamford Bridge”, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj që Loftus-Cheek do të mbetet me ne, mund të flasim për të përsëri por vetëm në dhjetor”, ka thënë Sarri.

22-vjeçari në stinorin e kaluar ka qenë i huazuar te Crystal Palace ku i ka bërë 25 paraqitje dhe ka shënuar dy gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...