City kërkon ish-portierin e Liverpoolit

PUBLIKUAR

Manchester City është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të ish-portierit të Crystal Palace dhe Liverpoolit, Diego Cavalieri.

Diego Cavalieri është agjent i lirë dhe mund të kalojë te City gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

City është në kërkim të një portieri për shkak se Claudio Bravo mund të mungojë gjatë tërë stinorit për shkak të lëndimit.

Portieri brazilian ishte pjesë e Liverpoolit gjatë periudhës 2008 deri më 2010, ku është paraqitur vetëm 10 herë.

Cavalieri është një portier 35-vjeçar i cili ka më shumë eksperiencë se sa dy të rinjtë, Daniel Grimshaw 20-vjeç dhe Aro Muric 19-vjeç. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...