James në nivelin e Messit dhe Neymarit

PUBLIKUAR

Ish-përfaqësuesi i Kolumbisë, Carlos Valderrama beson se James Rodriguez është në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Neymarin si lojtarët më të mirë të Kupës së Amerikës.

James shkëlqeu me kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror të mbajtur në Brazili vitin e kaluar, duke realizuar gjashtë gola, për tu bërë golashënuesi më i mirë i Botërorit.

Djelmoshat e trajnerit Jose Pekerman nisin kampanjën e Kupës amerikane të dielën kundër Venezuelës dhe Valderrama është i bindur se James ka gjithë potencialin për t’ia siguruar titullin Kolumbisë.

“Nuk jam i befasuar me atë që ka bërë ai te Real Madridi sivjet”, ka thënë Valderrama.

“Ai ka treguar formën e tij që e shfaqi edhe në Kupën e Botës. Është 22-vjeçar dhe mendoj se yjet e Kupës së Amerikës do të jenë James, Messi dhe Neymari. James është në të njëjtin nivel si ata”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...