Keylor Navas në Premierligë?

PUBLIKUAR

Afati kalimtar veror mund të jetë mbyllur për klubet e Premierligës, por sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Manchester City është duke e studiuar mundësinë për ta transferuar portierin e Real Madridit, Keylor Navasin.

City dëshiron që me Navasin ta zëvendësojë Claudio Bravon e dëmtuar rëndë ditë më parë, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi kilian Bravo pritet ta humbasë shumicën e sezonin të ri pasi e ka këputur gilcën në thembër.

Pep Guardiola dëshiron konkurrencë në cdo repart, prandaj dhe dëshiron ta transferojë Navasin sa më shpejt, në mënyrë që Ederson, numri një i Cityt, të mos jetë pa rival.

Për më tepër, Navas tanimë s’e ka vendin e sigurt në Madrid, pas transferimit të Thibaut Courtois. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...