Ende asnjë ofertë nga Real Madridi për Rodrigon

PUBLIKUAR

Përpjekjet e Real Madridit për ta transferuar sulmuesin Rodrigo nga Valencia kanë hasur në pengesa, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Valencia është e gatshme ta shesë përfaqësuesin spanjoll, pasi tashmë ka nënshkruar me dy sulmues, Kevin Gameiron dhe Michy Batshuayin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Valencia këmbëngul që Reali ta paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap shifrën 120 milionë euro.

Madridi, ndërkohë, nuk është i interesuar të shpenzojë aq shumë në vetëm një lojtar, edhe pse mund të tentojë ta rrëmbejë atë nëse ulet çmimi i tij para mbylljes së afatit kalimtar. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...