Legjenda angleze: Aguero lojtari më i mirë i huaj në histori të Premierligës

PUBLIKUAR

Sergio Aguero është lojtari më i mirë i huaj në histori të Premierligës angleze, sipas Alan Shearerit.

Asnjë futbollist nuk ka shënuar më shumë se gola në Premierligë se Alan Shearer (260), por Sergio Aguero është më frytdhënës se çdo lojtar tjetër i huaj në histori të ligës elitare angleze, përveç ikonës së Arsenalit, Thierry Henry, transmeton Gazeta Express.

Aguero i ka shënuar plot 146 gola në Premierligë, qëkur iu bashkua Manchester Cityt nga Atletico Madridi në vitin 2011.

Het-triku i tij në fitoren e Cityt 6-1 ndaj Huddersfield Town të dielën nënkuptoi se tani sulmuesi argjentinas është futur në top 10 golashënuesit më të mirë në histori të Premierligës.

Shearer beson se Aguero e meriton titullin lojtari më i suksesshëm i huaj në ligë, para emrave si Henry, Eric Cantona dhe Cristiano Ronaldo.

“Ai ishte vrastar përsëri”, ka thënë ish-sulmuesi i Newcastle Unitedit dhe Blackburn Robers.

“Tani ai ka nëntë het-trika në Premierligë, vetëm dy më pak se unë. Ai është lojtari më i mirë i huaj që në histori të Premierligës. Qendërsulmues i madh, pa asnjë dobësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...