Miralem Pjanic do të nënshkruaj kontratë të re me Juventusin në fund të kësaj jave, sipas mediave italiane.
Sipas Sky Sport Italia, një takim midis kampit të Pjanicit dhe drejtuesve të Juves të hënën përfundoi me një marrëveshje të arritur në parim për zgjatje të kontratës, transmeton Gazeta Express.
Transmetuesi italian shpjegon këmbëngulësia dhe premtimi për pagë më të lartë nga bardh e zinjtë ka bërë që mesfushori boshnjak të bindet për të qëndruar në Torino.
Si rrjedhojë, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë me Juven deri më 2023, me një pagë vjetore në vlerë 6.5 milionë euro plus bonuse.


