Hazardi nuk e premton qëndrimin në Chelsea

PUBLIKUAR

Eden Hazard thotë se është i lumtur në Chelsea, mirëpo nuk e premton qëndrimin në “Stamford Bridge” për një kohë të gjatë.

Belgu, i cili i ka edhe dy vite në kontratën e tij, ka thënë se synon qëndrimin në Chelsea për stinorin e ardhshëm por nuk ka premtuar më gjatë, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë e dinë se çfarë kam thënë pas Kupës së Botës”, ka thënë 27-vjeçari.

“Por unë jam i lumtur këtu. Shumë gjëra janë folur, por për momentin jam i lumtur. Kam edhe dy vite kontratë dhe do e shohim se çfarë do të ndodhë. Largimi në këtë vit? Jo nuk do të largohem.

“Afati kalimtar i transferimeve në Angli është mbyllur. Klubet ende mund të shesin lojtarët e tyre, por nuk mund të transferojnë. Do të ishte e çuditshme nëse klubi do të më shiste tani duke e ditur që nuk mund të më zëvendësojnë”.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë në dy vitet e ardhshme”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...