Lipjanasit shpresë në Bechtel Enka

PUBLIKUAR

Ministria e Punës në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe kompaninë e ndërtimit Bechtel Enka, organizuan të premten Panairin e Punës në Lipjan për personat që do ta punojnë në autostradën “Arbën Xhaferi’ e cila lidh Kosovën me Maqedoninë.

Ata parashihet që të punojnë rreth 40 muaj sa edhe do të zgjas ky projekt.

Poashtu bëhet e ditur se Bechtel Enka do të rekrutojë gjithsej 300 punëtorë në sektore të ndryshme si asfaltim, ndriçim,etj.

Gjatë ditëve në vazhdim të gjithë aplikantët do të marrin përgjigje indviduale rreth punësimit në këtë projekt.

Ndërkaq, interesimi i qytetarëve të Lipjanit për këtë paniar ishte tejet i madh, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...