John Terry mund të jetë befasia e këtij afati kalimtar
Sipas A Bola, Sportingu është duke e kërkuar anglezin.
Ish kapiteni i Chelsea që për momentin nuk ka klub, pasi që është liruar nga Aston Villa në fund të sezonit të kaluar pas dështimit për t’u promovuar në Premier Ligë, mund të vazhdojë karrierën në Portugali.
Terry thuhet se është takuar me Madeira Rodrigues, një kandidat për president të ri të Sporting, për të diskutuar kalimin e tij të mundshëm dhe është i interesuar për të luajtur me ekipin nëse ai zgjidhet president. /GazetaExpress/


