Olympique Marseille do të bëj edhe një ofertë të fundit për të provuar transferin e sulmuesit Mario Balotelli, duke lënë kështu Simone Zazan në pritje
Sipas Sky Sport Italia, takimi do të mbahet të premten ku do të diskutohet në detale situata e tij.
Në dy vite në Nice, SuperMario ka shënuar 43 gola dhe ka bërë tre asiste në 66 ndeshje garuese, por e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet nga klubi.;
Ai madje kishte shkuar në qendrën stërvitore të Marseille muajin e kaluar ku kishte bërë testet mjekësore, gjë që kishte acaruar gjendjen e tij me klubin e tanishëm.
Balotelli mandej kishte refuzuar të marrë pjesë në stërvitjet dhe ndeshjet parasezonale me Nice, pasi që ata e kthyen mbrapshtë ofertën e Marseille.
Në vend të kësaj, skuadra e Rudi Garcia ktheu vëmendjen tek sulmuesi i Valencias Zaza, por për ta ai do të mbetet zgjidhja e parë.
Raportohet se kjo situatë do të sqarohet të premten dhe nëse Marseille nuk i tejkalon barrierat me Nice, atëherë ata do ta transferojnë Zazan. /GazetaExpress/


