Komuna e Lipjanit, hap panairin e prodhimeve bujqësore

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit, për nder të 12 qershorit, ditës së çlirimit, së bashku me komunën e Shtimes, dhe (IKC), Initiative For Kosova Community, sot në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, ka hapur Panairin e Prodhimeve Bujqësore.

Në promovim të zhvillimit bujqësor, në kuadër të këtij panairi, nën organizmin e drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të KL, u mbajt defilim i makinerisë bujqësore, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë të tij.

Në këtë rast, kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, duke uruar ditën e çlirimit, tha se ndihet i privilegjuar që po e bënte hapjen e këtij panairi të prodhimeve bujqësore.

“ Ky panair, nga viti në vit po shënon suksese, duke e ngritur cilësinë e produkteve, si dhe kualitetin e punës që po e bëjnë fermerët tanë lipjanas”, ka thënë kryetari Ameti

Ndërkaq, në një fjalë rasti, në sheshin “ Adem Jashari” përfaqësuesi nga Shtimja, Bashkim Ahmeti, tha se ky panair i përbashkët, paraqet një realitet të zhvillimit të bujqësisë në dy komunat.

Në anën tjetër, Dorentina Kurteshi ( IKC), duke folur për panairin tashmë tradicional në komunën e Lipjanit , tha se, për dallim nga viti i kaluar, në këtë vit shihet një interesim më i madh i fermerëve, dhe uroi që bashkëpunimi të vazhdon edhe më tutje.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...